Kronikë

Arrestohet një burrë në Prishtinë për rrahjen e fëmijës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë me dyshimin se e ka keqtrajtuar një fëmijë.

Sipas njoftimit policor të bërë të enjten, burri keqtrajtoi një fëmijë në parkun e Taukbahçes të mërkurën, derisa ndaj tij është iniciuar vepra “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Nuk është bërë i ditur raporti mes burrit dhe fëmijës.

“Si rezultat i punës së pandalshme policore që nga shfaqja e pamjeve, sot është bërë i mundur identifikimi i protagonistëve të ngjarjes. Ndërkohë që në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit, policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.