Kronikë e zezë

68-vjeçari ther me thikë 50-vjeçarin në Prizren, viktima në gjendje të rëndë

 

Një person mbeti i plagosur i rëndë të mërkurën rreth orës 19:30 në Prizren, pasi dy persona e sulmuan me thikë.

Siç njofton Policia, viktima me inicialet A.S., 50-vjeçar, u godit në abdomen nga i dyshuari R.B., 68-vjeçar, ndërsa i dyshuari tjetër A.SH., 52-vjeçar, e sulmoi atë fizikisht.