Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar
Foto: Ilustrim
Në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Sllatinës, tre persona mbetën të lënduar të dielën si pasojë e një aksidenti rrugor. Policia e Kosovës tha se në aksidentin që ndodhi rreth orës 14:00, u përfshin tri automjete.
“Tre persona kanë lëndime. Njësitet e trafikuat janë marrë me rastin”, tha për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.