1 perditesime
Kronikë e zezë

Serbi i arrestuar dyshohet se ka kryer krime lufte në rajonin e Pejës

Serbi i arrestuar dyshohet se ka kryer krime lufte në rajonin e Pejës
Foto: KOHA/Ilustrim
10:38

Serbi i arrestuar dyshohet se ka kryer krime lufte në rajonin e Pejës

I dyshuari serb që është arrestuar në Gurakoc të Istogut për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit, dyshohet se i ka kryer ato në rajonin e Pejës.

Kryeprokurori Special, Blerim Isufaj, i ka thënë KOHËS se i dyshuari është një 54-vjeçar nga Istogu.

“I dyshuari është nga Istogu i lindur në vitin 1968. krimet dyshohet se janë kryer në rrethin e Pejës dhe Istogut”, ka thënë Isufaj.

Policia ka njoftuar të premten se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

09:03

Arrestohet në Istog një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Është arrestuar të premten në fshatin Gurakoc të Istogut një serb i dyshuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.