Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se pesë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas përleshjes që ka ndodhur të enjten, derisa po mbahej seancë gjyqësore për krime lufte në Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë, palët e përfshira në përleshje kanë pësuar lëndime trupore.
“Derisa ka qenë duke u mbajtur një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren palët pjesëmarrëse në seancë fillimisht janë fjalosur mes vete me pas janë përleshur fizikisht. Raportohet për lëndime të lehta trupore të cilat i kanë pësuar palët. Me vendim të prokurorit 5 personat e përfshirë në rast dërgohen në mbajtje për 48 ore, ndërsa personi i 6-të për të cilin ka qenë duke u mbajtur seanca gjyqësore është dërguar në paraburgim. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë të premten.