Një 17 vjeçar është therur me thikë në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit rreth orës 17:00. Përleshja kishte nisur ndërmjet dy të rinjve pas një konflikti të mëhershëm. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës së mesme teksa maturantët po bëheshin gati për ta festuar mbrëmjen e maturës.
Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital nga ekipet emergjente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç kanë thënë nga Policia, i riu nga Shala tashmë e Lipjanit është jashtë rrezikut për jetë.
KOHA ka mësuar se dy të rinjtë që janë përleshur me thika janë nga lagjja ‘Haxholli’ dhe ‘Korpuzi’. Ata kishin pasur përleshje fizike edhe në të kaluarën.