Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Kllokot, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur kosovare, duke e lënë edhe shtatzënë, thuhet në njoftimin e përditshëm policor të hënën.
Arrestimi u bë të dielën, derisa nëna e viktimës njoftoi se vajza ka lindur në spitalin e Gjilanit.
“Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtëmartesor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se dhunoi të miturën
-
Sulmohet seksualisht në Kosovë një e mitur nga Shqipëria
-
Gjilanasi ushtron dhunë ndaj vajzës së tij të mitur
-
Arrestohet i mituri, dyshohet se dhunoi një vajzë në Prishtinë
-
Dyshohet se dhunoi një vajzë në Gjilan, Policia arreston një person