Kronikë e zezë

Tetë të arrestuar për përleshje në Prishtinë e Lipjan, tre nga ta shtetas të huaj

Foto ilustrim
 

Tetë persona janë arrestuar brenda dy ditësh në Prishtinë dhe në fshatin Magure të Lipjanit, si pasojë e përleshjeve për shkaqe mosmarrëveshjeje.

Nga pesë të arrestuarit gjatë së premtes mbrëma në Prishtinë të cilët janë përleshur mes vete, tre nga të dyshuarit dhe një vajzë kanë pranuar trajtim mjekësor.