Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua lëndohet rëndë pasi goditet nga vetura në Krushë të Madhe

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur të martën në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec.

Deri te aksidenti ka ndodhur kur i dyshuari derisa ka drejtuar automjetin në aksin rrugor Prizren-Gjakovë, në dalje të fshatit nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren që ka qenë duke e kaluar rrugën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit Rajonal në Prizren dhe më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Lidhur për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar për 48-orë.