Kronikë

Shmangie doganore në Dragash

Një person dyshohet se ka bërë shmangie nga obligimet doganore të dielën në Dragash.

Patrulla e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në Dragash ka ndaluar një veturë pa targa që po e drejtonte i dyshuari, ku gjatë kontrollimit dhe verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar në shmangie doganore.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet.

Vetura të cilën po e drejtonte është sekuestruar dhe është dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtutjeshëm. /KSP