Kronikë

Përleshje në Komunën e Suharekës, zyrtari sulmon zyrtaren

Në Suharekë dy zyrtarë nga dy drejtori janë kapur mes vete të enjten.

Pas një mosmarrëveshje mes tyre, një burrë nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Suharekës sulmoi zyrtaren në Drejtorinë e Urbanizmit.

“I dyshuari mashkull kosovar zyrtar për mërgatë në Drejtorin për Kulturë, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare zyrtare në Drejtorin e Urbanizmit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.