Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë, 12 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohet se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
Pajisjet janë gjetur gjatë bastisjes së kryer në dy shtëpi me objekte përcjellëse, në fshatin Gushavc të Mitrovicës, ka njoftuar Policia të mërkurën mbrëma.
Sipas policisë, lidhur me pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që me veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore.