Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të një veture në Ferizaj

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një të dyshuar, E.S. 29-vjeçar, nën dyshimin se ka vjedhur një veturë në Ferizaj më 4 prill.

Më 4 prill, viktima G.S. kishte njoftuar se në rrugën “Salih Çeku” në Ferizaj i është vjedhur vetura Golf VII me targa vendore.

“Pas një pune intensive hetimore të hetuesve rajonal, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, është identifikuar personi dhe zbuluar vendndodhja e tij dhe sot, më datë 20.04.2022 rreth orës 13:00 është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.S (M/K) i moshës 29-vjeçare, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të automjetit me datën 04.04.2022. I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.