Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, nën ndikim të alkoolit demoloi dy vetura dhe sulmoi policët

 

Një person është arrestuar në Pejë në orët e hershme të së shtunës. I dyshuari nën ndikimin e alkoolit demoloi dy vetura në oborr të shtëpisë së tij, ka njoftuar Policia e Kosovës. Njëra veturë ishte e tij dhe tjetra e babait të tij, siç ka bërë të ditur Policia.

I dyshuari pasi është dërguar në stacion të Policisë ka fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë.