Kronikë

Një person në Klinë vdiq në vendin e punës

Një punëtor ka vdekur mëngjesin e së enjtes pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pas rënies nga një objekt në Grabanicë të Klinës.

Policia e rajonit të Pejës ka thënë se viktima ka rënë nga kati i tretë i objektit ku po punonte.

“Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe njësitë kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.