Kronikë

Arrestohet shqiptari në Greqi, akuzohet për përdhunim të një 17-vjeçareje

Një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar në Greqi nën dyshimin se ka përdhunuar një 17-vjeçare, raporton “Proto Thema”.

Sipas gazetës greke shqiptari në rrjete sociale ishte shtirur se është nga Pakistani dhe po ashtu kishte postuar foto të rrejshme.

17-vjeçarja kur e raportoi rastin në Polici tha se i akuzuari është pakistanez, duke mos e ditur se ai është shqiptar.

Shqiptari i dyshuar raportohet se është pjesë e një grupi kriminal dhe përdori llogari false në Instagram për të kontaktuar nxënësen. Pas një komunikimi të gjatë e bindi 17-vjeçaren të takohet me të.

Pasi u takuan ai tërhoqi atë në një apartament në Korydallos dhe e përdhunoi.

Ai kishte lënë gjurmë në rrobat dhe trupin e viktimës, ndërsa e ktheu më pas në shtëpi dhe e kërcënoi të mos thoshte ndonjë gjë.

Ngjarja kishte ndodhur më 11 prill.

Sipas akuzës thuhet se shqiptari e kishte bindur 17-vjeçaren që të dalë me të rreth orës 21:30.

Më pas e mori atë me motoçikletë dhe e dërgoi në park. Fillimisht e puthi e pasi vajza i kërkoi të ndalonte ai e mori atë me dhunë dhe e dërgoi në një apartament të tij, ku e përdhunoi. Për t’u siguruar që mos të dëgjonin fqinjët ai ngriti zërin e televizorit.

Pasi e përdhunoi e dërgoi vajzën në shtëpi dhe i tha të mos e raportonte rastin.

Vajza në gjendje shoku e raportin rastin te Policia e Korydallos, ndërsa gjurmët e të akuzuarit u gjetën në rrobat e saj dhe trupin e saj.

Shqiptari 27-vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij në Agia Varvara.