Kronikë

​Treni godet veturën në Llabjan të Pejës, lëndohet një person

Një person është aksidentuar të enjten mbrëma, me veturë në fshatin Llabjan të Pejës, pasi sipas Policisë, u godit nga treni që po qarkullonte në linjën Prishtinë - Pejë.

Aksidenti ndodhi në orën 18:25, ku siç bëri të ditur Policia, i lënduari është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë joserioze”, njoftoi Policia /Ksp