Kronikë

Plagosje më armë në Gjakovë, të dyshuarit i konfiskohet kallashi

Në rrugën Yll Morina në Gjakovë një person është plagosur me armë zjarri të mërkurën.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person lidhur me rastin dhe i ka konfiskuar kallashin me 23 fishekë.

“Viktima mashkull kosovar pas tretmani mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK, pasi që është plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave. Njësia policore ka arrit të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.