Kronikë

Vdes shoferi që u aksidentua të martën në Lipjan

Si pasojë e aksidentit, një person ka vdekur të mërkurën, njoftoi Policia e Kosovës.

Aksidenti kishte ndodhur më 22 shkurt në rrugën Sllatinë-Lipjan.

Të lënduarit ishin dërguar në QKUK, por shoferi ka vdekur më pas në spital.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me datën 23.02.2022 - 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.