Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një e mitur në QKUK, institucionet nisin hetimet

Një burrë në Prishtinë e ka njoftuar Policinë e Kosovës, se mbesa e tij e mitur ka vdekur në QKUK, ku edhe po trajtohej që tri javë.

Sipas njoftimit të Policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore për hetim të rastit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.