Kronikë

Një shtetas serb vdes në emergjencën e Malishevës, policia po e heton rastin

Descriptive Text

Një shtetas i Serbisë ka vdekur pasi është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në emergjencën e Malishevës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet.

“Është raportuar se një mashkull shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në emergjence në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.