Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të dyshuarit të katërt të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit të katërt”, ka thënë Zhuti.

Më 26 nëntor të vitit 2021, nga një sulm me armë që i është bërë një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme.

Sulmi kishte ndodhur gjatë kohës së autobusi po i kthente nxënësit nëpër vendbanimet e tyre.

Deri më tani, për këtë rast janë arrestuar si të dyshuar katër persona.