Dy punonjës të KEDS-it janë kanosur nga një person në Pejë, ka njoftuar Policia të hënën. Sipas njoftimit, i dyshuari i ka kanosur punonjësit me sëpatë derisa po e ndërronin shtyllën e rrjetit të energjisë elektrike.
Arrestimi i tij është bërë të dielën në orën 11:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur me një sëpatë dy viktimat, punëtorë të KEDS-it, të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i lënduar
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Me sëpatë në Komunë, Policia arreston një person për kanosjen e zyrtarëve komunalë të Shtimes
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij