Një kamion me 14 migrantë është hasur në Han të Elezit të enjten.
Në mesin e tyre ishin edhe 6 fëmijë, ka njoftuar Policia, dhe të gjithë janë shtetas afganë.
“Si rezultat i veprimeve të njësiteve policore dhe atyre të doganës së Kosovës në një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë, kanë gjetur 14 migrantë (6 fëmijë dhe 8 të moshës madhore) shtetas afgan, në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e 24-orëve.