Kronikë e zezë

Voziti 257 km/h në autostradë, i hiqet patentë shoferi për tre muaj

 

Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që shfaqi një video në rrjetet sociale duke drejtuar veturën e tij luksoze me shpejtësi marramendëse 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

Me të identifikuar shoferin, sipas njoftimit të Policisë, atij i është shqiptuar gjobë prej 300 eurove, 3 pikë negative dhe tre muaj ndalesë për drejtim të automjetit me veprim motorik.