Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim dy të miturave që kanosën me thikë një vajzë

 

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje pre tridhjetë ditë ndaj të miturave E.J., dhe L.C.

Sipas njoftimit, të miturat E.J., dhe L.C., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kanosja dhe e mitura E.J., edhe për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.