Dy të mitura janë arrestuar në Prizren pasi që një javë më herët kishin kanosur me thikë një tjetër vajzë, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.
Madje, sipas njoftimit nga Policia, të dyshuarat e kishin incizuar momentin dhe publikuar atë në rrjetet sociale.
Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Rasti kishte ndodhur më 18 janar në mesditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kanosi me thikë dy të mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
30 ditë paraburgim dy të miturave që kanosën me thikë një vajzë
-
Dy të arrestuar në Prizren, therën një person
-
Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë