Kronikë

Nxënësi shkon në gjimnazin e Malishevës me armë zjarri në çantë, lajmërohet policia

Descriptive Text

Të mërkurën një i nxënës është shoqëruar në stacionin e policisë në Malishevë për shkak se i është gjetur një armë.

Nga njoftimi i policisë thuhet se mëngjesin e djeshëm nga stafi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, policia është informuar se gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për të njëjtën armë.

“Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim”, thuhet në njoftim.

Arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar dhe është iniciuar procedurë penale për armëmbajtje pa leje ndaj nxënësit.