Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë refuzuar të hyjnë në Kosovë, pasi gjatë kontrollimit të dokumentacioneve është gjetur se kanë tentuar të hyjnë me certifikata false të vaksinimit ndaj COVID-19.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës, të martën, bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur gjatë ditës në intervale të ndryshme kohore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas gjetjes së dokumenteve false është njoftuar prokurori dhe janë iniciuar lëndët për falsifikim të dokumentit.
Të treve u është refuzuar hyrja në Kosovë.
Që nga e shtuna, kushdo që synon të hyjë në Kosovë duhet të paraqesë certifikatën me tri vaksina ndaj COVID-19, ose me dy dhe një test negativ PCR të 48 orëve të fundit. Shtetasve të Kosovës u mundësohet hyrja edhe pa vaksinim, por me obligimin për karantinim.
