Në Vushtrri është sekuestruar një armë zjarri.
Sipas njoftimit fillimisht është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Vushtrri.
Në vendin e ngjarjes Policia kanë gjetur dy fishek të pashkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit caliber. Pas disa veprimeve hetimore policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar.
Policia ka arrestuar personin B.Xh., 53-vjeçar, ku si provë materiale ka konfiskuar një armë të gjatë A47 dhe katër fishek.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.Xh., 53 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.