Kronikë e zezë

Prizren, paraburgim të pandehurit për kanosje

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit F.H., i dyshuar për veprën penale 'kanose'. Sipas njoftimit, më 21 janar, i dyshuari ka kanosur një punëtor të gjykatës, pasi ky i fundit i ka dërguar letër me kërkesë që djali i tij të paraqitet në gjykatë.

Sipas komunikatës, i pandehuri i ka thënë viktimës "kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nësë bjen kësi letra".