Kronikë e zezë

Arrestohet punonjësi i Policisë në Gjilan, dyshohet për shitblerje të kokainës

Foto ilustrim
 

Një punonjës i Policisë dhe një qytetar janë arrestuar gjatë mbrëmjes të së shtunës nga hetuesit e Inspektoratit Policor nën dyshimin se të njëjtit kanë shitur substancë e dyshuar për kokainë.

Me këtë rast, të dyshuarit thuhet se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.