Policia e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në rrugën " Rexhep Bislimi" në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet A.R (M/K) 27-vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit-heqja e patentë shoferit për 3 muaj nga data: 23.11.2021-22.02.2022.
Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ndaj tij i vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 3 muaj të tjerë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Artikuj të ngjashëm
-
22-vjeçari ndalohet në Ferizaj, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse
-
Kapen duke bërë gara me vetura, gjobiten e u merret patentë shoferi për 12 muaj
-
Gjobitet shoferi i dehur në Ferizaj
-
Ndalohet një person në Kaçanik, po drejtonte veturën edhe pse e kishte patentë shoferin e pezulluar
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj