Kronikë

Policia gjen kallashnikov e armë të tjera në shtëpinë e një qytetari në Drenas

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Gradicë të Drenasit, ka gjetur një kallashnikov dhe armë të tjera.

Sipas Policisë, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një arme AK/47 me dy karikatorë pa fishekë, një pistoletë e kalibrit 7.65 mm me dy karikatorë me 12 fishekë, një pushkë gjuetie me 17 fishekë të kalibrit 12 mm , 22 fishekë të llojeve të ndryshme dhe një gëzhojë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.