Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me burgim me kusht të akuzuarën S.Sh. për veprën “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim me kusht nuk do t’i ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre viteve, nga disa e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E akuzuara S.SH. është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me kusht, duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale”, thuhet në njoftimin nga gjykata.
Nëse e akuzuara S.SH. gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021, thuhet tutje.
e ka urdhëruar të akuzuarën që të vizitohet te psikologu ose tek këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.