Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I riu nga Mitrovica që ishte sulmuar fizikisht, vdiq disa ditë pasi u zgjua nga koma

26-vjeçari nga Mitrovica, E.D., i cili ishte sulmuar fizikisht nga disa persona muaj më parë, ka vdekur të shtunën.

Siç bëhet e ditur në rrjete sociale nga familjarët dhe të afërmit e viktimës, varrimi i të ndjerit nuk do të bëhet të dielën, siç ishte planifikuar, por është shtyrë për një ditë më vonë meqë trupit të viktimës do t’i bëhet obduksioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I riu që vdiq dje, ishte përfshirë në një rrahje të ndodhur muaj më parë, ku për pasojë ka marrë lëndime të mëdha për çka mbeti disa javë në koma.

Pasi ishte zgjuar nga koma, i njëjti kishte falur familjen e personit që e kishte sulmuar.

Para pak ditësh, 26-vjeçarit iu kishte përkeqësuar sërish gjendja, për çka edhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas vdiq.