Kronikë

Grabitje e armatosur në një market në Gjilan

Një grua nga Gjilani ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në market, një i dyshuar mashkull i maskuar ka hyrë në market dhe ka ekspozuar një thikë e më pas nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga arka rreth 100 euro.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të pa njohur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet