Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur që ta nxjerrë një person, nga një shtëpi që po digjej në fshatin Beleg të Deçanit.
Sipas njoftimit, të enjten rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Deçan, është informuar nga qytetarët se në këtë fshat, një shtëpi është kapluar nga zjarri.
“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, zyrtarët Policor kanë kuptuar se brenda shtëpisë ndodhet viktima, të njëjtit menjëherë kanë ndërhyrë duke rrezikuar jetën e tyre, për t’i dalë në ndihmë viktimës, të cilën kanë arritur që ta nxjerrin nga shtëpia e përfshirë nga flakët”, thuhet në njoftim.
Viktima fillimisht është dërguar ne QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Policët të cilët kanë ndërhyrë në rast kanë pranuar tretman mjekësor ne QKMF-Deçan.
Ne vendngjarje ka dalë edhe ekipi i zjarrfikëseve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.