Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës", thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh.