Kosovari kapet në Merdar me veturë me targa të huaja, e paregjistruar që nga viti 2015
Foto: KOHA
Derisa i dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke e ngarë automjetin me targa te huaja është ndaluar nga policia në pikë kalimin kufitar në Merdar, dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka dyshim të bazuar se vetura e njëjtë që nga viti 2015 nuk posedon regjistrim nga vendi që ka origjinë dokumentacioni i veturës.
E njëjta veturë është konfiskuar pasi që i ka ikur obligimeve të detyrueshme Doganore.
Ndërkohë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.