Kronikë e zezë

Gjashtë të arrestuar në Ferizaj, dyshohen për bixhoz

 

Policia e Kosovës ka arrestuar mesnatën e së premtes gjashtë persona në Ferizaj, të dyshuar se ishin duke zhvilluar aktivitet joligjor, duke luajtur bixhoz.

“Mbrëmë, rreth orës 23:45 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’në Ferizaj dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz. Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, iu kanë përgjigjur kësaj informate dhe aty kanë hasur gjashtë persona duke luajtur bixhoz”, thuhet në njoftimin e Policisë.