Një aksident me të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan.
“Sot rreth orës 13:00, në rrugën ‘Avdi Kelmendi’, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Policia.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa hetuesit po merren me rastin.