Kronikë e zezë

Hetohet agjencia turistike që dyshohet se po i mashtron qytetarët

 

Prokuroria Themelore ka njoftuar se është duke hetuar një agjenci turistike të quajtur “BCD Travel”.

Sipas njoftimit, e njëjta e cila ë herët operonte me seli dikur në Bregun e Diellit, në Prishtinë, tani është duke funksionuar online, në rrjetet sociale, me disa persona të dyshuar se në bashkëkryerje po mashtrojnë qytetarët e Kosovës, por edhe të vendeve fqinje me aranzhmane turistike në Turqi, Dubai, Maldive, Egjipt, si dhe përmes shitjes së biletave të fluturimeve në vendet e Evropës.