Kronikë e zezë

Gjurmë të kokainës në Parlamentin e Britanisë, bandat shqiptare kthehen në shqetësim

 

Kokaina është duke u përdorur në zemër të politikës britanike, pikërisht në parlamentin e këtij vendi. Sipas një hetimi të kryer në ambiente të parlamentit britanik, Westminster, ku është testuar për kokainë, gjurmë te kësaj droge janë gjetur në 11 nga 12 ambientet, madje edhe në tualetin në afërsi te zyrës private të kryeministrit britanik Boris Johnson dhe ministres së Brendshme, Priti Patel.

Përdorimi i drogës është shndërruar në një problem gjithnjë e më shqetësues në shoqërinë britanike, aq sa kryeministri Boris Johnson ka ndërmarrë një sulm ndaj linjave të shpërndarjes së drogës të cilat po shkaktojnë trauma në shoqëri dhe drejtohen nga kriminelë shqiptarë, dhe te disa kombësive të tjera, përveç krimineleve anglezë.