Kronikë

Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, deklaroi për Kohën se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtine, gjegjësisht në hyrje të fshatit Parallovë, afër restorantit ‘Zheneva’ ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të dy veturave civile, me ç’rast tre persona kane pësuar lëndime trupore, dy meshkuj dhe një femër, dhe janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjilan. Te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.

Deri te aksidenti besohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve, mirëpo Hashani tha se rreth ngjarjes janë duke u kryer hetime.

“Policia e Kosovës është duke i zhvillu hetimet rreth këtij rasti”, tha shkurt ai.