Kronikë

Arrestohet një 66-vjeçar në Kaçanik, dyshohet se rrahu motrën e tij

Descriptive Text

Është arrestuar një person në Kaçanik pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e tij, L.F., 61-vjeçare.

Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur të dielën në ora 15:55, në rrugën “Qamil Ilazi”, ku 66-vjeçari F.F., thuhet se ka pasur mosmarrëveshje me viktimën.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F (M/K) 66 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij me inicialet L.F (F/K) 61 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore , ku për këtë ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari është intervistuar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të Themelores në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë.