Kronikë

Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Një 50-vjeçar ka vdekur në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ilaz Kodra”.

Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të dielën në ora 15:45, ku mjekët emergjentë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë konstatuar vdekjen e personit.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin policor.