Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 15 kg drogë e arrestohen disa persona në lokacione të ndryshme të Kosovës

 

Njësitë e antidrogës së Policisë së Kosovës në rajone të ndryshme të vendit kanë vë në pranga disa persona të dyshuar, dhe gjatë operacioneve policore janë konfiskuar rreth 16 kilogram drogë.

Sipas njoftimit të Policisë Policia e Kosovës, në vazhdën e hetimit të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi” të mërkurën në koordinim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë kanë realizuar një operacion policor ku fillimisht rreth orës 14:50 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc, një njësi e trafikut regjional të Gjilanit e ka ndalur veturën e tipit Audi A6, me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar personi i dyshuar me iniciale A.K., mirëpo, pasi që zyrtaret policorë i kanë kërkuar që ta hapte bagazhin e veturës, i njëjti me shpejtësi është nisur nga vendi i ndaljes që t’i shmanget arrestimit.