Kronikë e zezë

Kapen mbi 11 kg marihuanë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet kosovari

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur dhe konfiskuar mbi 11 kg substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, kjo sasi i është kapur të dyshuarit mashkull kosovar, gjatë kontrollit në dy çanta të cilat i kishte me vete.