Një laborator për përpunim të substancave narkotike është identifikuar të enjten në fshatin Prugoc të Prishtinës, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. I dyshuari është në arrati.
Sipas Prokurorisë, laboratori ka qenë në një shtëpi me qira të të dyshuarit. Aty janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.
Po ashtu, sipas njoftimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të gjetur të dyshuarit dhe të merren veprimet procedurale ndaj tij.